PS: Imami të lejojë kontrollin për tregti armësh

Jul 6, 2012 | 14:01
Sajmir Tahiri

TIRANË- PS kërkon nga Prokuroria të hetojë për akuzën e trafikut të armëve, duke deklasuar se dorëheqja e kreut të SHIU-t, Ylli Zyla tregon edhe njëherë përfshirjen e zyrtarëve të lartë në këtë skandal.

Deklarata u bë mesditën e sotme nga deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri, i cili i bëri apel ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami të lejojë kontrollin parlamentar në këtë institucion.

“Është pak t`ju them por është e njëjta skemë me Gërdecin ku zyrtarë të lartë të ministrisë të Mbrojtjes dhe njerëz të lidhur me pushtetin janë të përfshirë në tregtinë e armëve. Vetë dorëheqja e kreut të SHIU-t tregon nga njëra anë të vërtetat e të dhënave të publikuara në media por nga ana tjetër duket si koperturë politike e vetë ministrit Imami, por edhe të kryeministrit” tha Tahiri.

© Panorama.al

Te lidhura