Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, tha se veprimin e Policisë së Kosovës në Bërnjak dhe Jarinë e konsideron si përdorim të dhunës, që mund “minojë tërësisht dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.
Ai tha se problemet duhet të zgjidhen nëpërmjet kanaleve diplomatike.
Aksioni i Prishtinës, vazhdoi me tej Tadiç, është një kërcënim për procesin e paqes i cili rrezikon te bjerë përpara se ai të japë rezultatet e para.
Tadiç tha se ka biseduar me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, lidhur me situatën në veri, duke i thënë se “veprimi i Policisë së Kosovës është i papranueshëm për Serbinë”.
© Panorama.al











