Tomislav Nikolic, kandidati i Partisë Përparimtare Serbe ka fituar në zgjedhjet për president të Serbisë.
Sipas rezultateve të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), ai ka marrë 49.7 për qind të votave, derisa shefi i deritanishëm i shtetit serb, Boris Tadic nga Partia Demokratike ka fituar 47 për qind.
Duke e shpallur fitoren në selinë e partisë së tij, Nikolic tha se Serbia nuk do të largohet nga rruga evropiane, si dhe do ta mbrojë popullin në Kosovë.
“Ekziston drejtësia e Zotit“, ka thënë Nikolic në shtabin zgjedhor të partisë s tij, duke e uruar popullin serb që i dha fitoren.
Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Boris Tadic ka pranuar humbjen dhe e ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Serbisë.
“E uroj zotin Nikolic per fitoren korrekte dhe të merituar dhe i uroj fat në detyrën e re“, ka thënë Tadic në një konferencë për gazetarë në selinë e partisë së tij. Ai ka theksuar se me “siguri nuk do të bëhet kryeminister“
© Panorama.al











