Tadiç: Përfaqësimi i Kosovës, jo si shtet i pavarur

Feb 24, 2012 | 15:36

Me arritjen e marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal, presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka thënë se është konfirmuar politika “Edhe Evropa, edhe Kosova”.

Kosova, në forumet rajonale, nuk do të përfaqësohet si shtet i pavarur, por në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së dhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë Tadic.

Sipas tij, Serbia do të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e hapur për dialog me Kosovën, me qëllim gjetjen e kompromiseve për problemet e njerëzve të zakonshëm, të cilat “gjithmonë do të jenë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe interesat e qytetarëve”.

© Panorama.al

Te lidhura