Tadiç: OK misionit policor të BE-së në Kosovë

Aug 29, 2011 | 18:06
Presidenti Boris Tadiç dhe homologu i tij çek, Vaclav Klaus

PRAGE- Presidenti serb Boris Tadiç tha sot se Beogradi do të pranojë misionin policor nga BE-ja për Kosovën, por theksoi se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Siç raporton Reuters, Tadiç i ka bërë deklaratat gjatë një takimi me presidentin çek, Vaclav Klaus në Pragë.

Duke iu referuar vizitës së kancelares gjermane në Beograd, Angele Merke, Tadiç tha se i kishte shprehur asaj gatishëmrinë për njohjen e pranisë së EULEX-it në Kosovë, dhe misionin policor të BE-së, duke insistuar që Kombet e Bashkuara të administrojnë rajonin e Kosovës deri në zgjidhjen përfundimtare të statusit të saj.

Sipas tij, përveç njohjes së faktori ndërkombëtar në Kosovë, Merkel i ka kërkuar Beogradit që t’i kthehet dialogut me Prishtinën.

“Të dyja kërkesat janë plotësisht të pranueshme për Serbinë”- tha Tadiç nga Praga.

Ndërkohë, Merkel gjatë takimit me Tadiç në Beograd javën e kaluar tha se Serbia duhet të pranojë praninë e EULEX-it në tërë Kosovën dhe të shfuqizojë strukturat paralele të saj në veriun e Kosovës.

Por Tadiç tha se Serbia nuk do të tërheqë përfaqësuesit e saj nga veriu i Kosovës.

© Panorama.al

Te lidhura