Zbardhet urdhri për shtesën e pagesës sipas degëve. MASH nxjerr udhëzimin: Lista përfundimtare e fituesve më 1 tetor.
Tarifat e reja, sa do paguajnë studentët për part-time.
Më e ulëta është 107 mijë lekë, më e larta 350 mijë.
Udhëzimi i plotë, si do të bëhet regjistrimi në universitet.
Ministri i Arsimit dhe ai i Financave pritet të miratojnë urdhrin e përbashkët që cakton tarifat e studimeve part-time. Urdhri është ende në proces diskutimi, ndonëse parimisht është rënë dakord që tarifat do të kenë një shtesë prej 4%, sa është indeksi i inflacionit. Këtë pohuan burime pranë dy dikastereve të linjës. Gazeta publikon të plotë, me të gjitha tarifat që pritet të zyrtarizohen shumë shpejt. Ato janë të ndara në dy grupe. Tabelat ilustrojnë tarifën e plotë dhe tarifat për kredite. Për të mbyllur këtë cikël studimesh, duhen 180 kredite.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











