Uruguai arriti të kualifikohet për në gjysmëfinalet e Kupës së Amerikës dhe trajneri Oskar Tabarez ia dedikon gjithë suksesin lojtarëve të tij. “Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme, e mbushur me emocione. Jam shumë i lumtur që u kualifikuam për në gjysmëfinale dhe mbi të gjitha që kaluam një kundërshtar të vështirë si Argjentina. Kemi bërë një festë të madhe në dhomat e zhveshjes”, tha Tabarez. Më pas ai analizoi edhe se si arritën te fitonin: – “E dinim që lojtari i tyre më i rrezikshëm ishte Mesi dhe aksionet do të bazoheshin te ai. Arritëm ta markojmë si duhet, duke mos i lënë shumë hapësira në dispozicion dhe kjo mjaftoi që të zbehë forcën e Argjentinës”, shtoi tekniku uruguaian.











