Tabaku: Akuzat për manipulim, të pabaza

Jun 21, 2011 | 17:59

TIRANE- Demokratët i quajtën të pabaza akuzat e socialistëve për minapulim të zgjedhjeve.

Në një prononcim për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Jorida Tabaku tha se “nuk ka manipulime dhe e vetmja përpjekje për manipulim ishte e numërueses së tij, e cila në mënyrë të qëllimshme i keqlexoi kodet e sigurisë me qëllim për ta nxjerrë nga udha procesin”

Rama kërkon të errësojë procesin dhe të deformojë demokracinë, tha ajo, pasi thjesht nuk i pëlqen rezultati.

© Panorama.al

Te lidhura