Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit nga dritarja e banesës së tij, është shprehur se “Shqipërinë duhet ta nxjerrim nga kthetrat e pengmarrësve të saj”.
Berisha tha se mafia shqiptare dhe ndërkombëtare duhet të shpallet ‘non grata’ sa më parë, ndërsa ftoi qytetarët të dalin në shesh betejë për qeverinë teknike.
Deklarata e Berishës:
Shqipëria në ditën e demokracisë është vendi i marrë peng nga krimi, nga balojzët e drogës, nga ministrat, Edi Rama këta kriminelë që nuk kanë interes tjetër përveç pushtetit dhe pasurimit të tyre.
Në këtë vend ligji nuk ekziston.
Në këtë vend kushtetuta është një letër pa vlerë.
Në këtë vend me urdhër të Edi Ramës, lirohen vrasës, çlirohen nga krimet e tyre makabre.
Në këtë vend vidhet ditën për drekë në paratë e qytetarëve, dhjetëra, qindra, por ndodh dhe miliarda euro.
Pasuritë publike, grabiten, plaçkiten nga soji dhe sorollopi i Edi Ramës dhe ministrave të tij
Miq!
Ajo që i ka ndodhur Shqipërisë, rrallë, shumë rrallë mund të ketë ndodhur në historinë e njerëzimit.
Mafia shqiptare, ndërkombëtare ka marrë peng këtë vend, ndaj çdo demokrat dhe demokrate këtë ditë duhet të betohet për çlirimin e saj, duhet të betohemi të gatshëm për çdo sakrificë.
Duhet të betohemi të nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e pengmarrësve të saj, vendas dhe të huaj, cilido qofshin ata. Ata që marrin peng një vend, janë armiq të tij.
Ky vend është vendi dhe duhet të jetë vendi i shqiptarëve të lirë, i shqiptarëve që e duan, që ndjehen krenarë, i shqiptarëve të cilët janë të vendosur ta integrojnë atë në familjen e madhe evropiane.
Në këtë vend mafia shqiptare ndërkombëtare duhet të shpallet ‘non grata’ sa më parë.
Ndaj dhe sot në nderim të kësaj dite që i mungon Shqipërisë, por që idealja është e gjallë në shpirt dhe zemrat tuaja, si shpresa e fundit e shqiptarëve.
Ftoj qytetaret dhe qytetarët të dalim në shesh betejë me guxim dhe sakrifica të ecim drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, fitores së opozitës.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al