Superkompjuteri parashikon katastroftë për Mançester Junajtin, ndërsa Siti ruan titullin në Angli

Oct 3, 2023 | 17:40
SHPËRNDAJE

Superkompjuteri parashikon tabelën finale të Premier Ligës angleze dhe padyshim ajo që përbën lajm, është pzocioni i Mançester Junajtid, që  përfundon me keq se nga katastrofa nën drejtimin e trajnerit Deivid Mojes në edicionin 2013-2014.

ten hag

“Djajtë e Kuq” po përjetojnë një fillim katastrofik si brenda dhe jashtë fushës. Skuadra e Erik Ten Hag ka marrë vetëm nëntë pikë nga shtatë ndeshjet e para, duke humbur katër prej tyre. Junajti ka përfunduar në gjashtë vendet e para në secilin nga nëntë sezonet e fundit, që nga fatkeqësia e tyre në vendin e shtatë nën drejtimin e Mojes në 2014-ën.

“Bettingexpert” me ndihmën e një superkompjuteri të ndërtuar nga “BETSiE”, që mund të shtypë të gjithë numrat dhe të parashikojë tabelën përfundimtare. “BETSiE” llogarit se Mançester Junajtid do ta mbyllë sezonin në vendin e shtatë. “Djajtë e Kuq” aktualisht janë në vendin e dhjetë në tabelën e Premier Ligës dhe dhe shtatë pikë lart nga katërshja e parë.

Pas fitores 6-1 ndaj Brajton të shtunën, Aston Villa pritet të kalojë skudraën e trajnerit Ten Hag dhe të renditet në vendin e gjashtë. Ndërsa Totenhemi i trajnerit i Ange Postecoglou është llogaritur në vendin e pestë, pavarësisht fillimit të tyre mbresëlënës.

“BETSiE” ka mbështetur çuditërisht Mançester Sitin për të ruajtur titullin e tyre edhe një herë me Arsenalin të dytin, Liverpulin të tretin dhe Njukasëllin të katërtin.

Brajton parashikohet të dalë i teti, për të vijuar me Çelësin në vendin e nëntë, pavarësisht fitores 2-0 ndaj Fulham mbrëmë.

Shefild Junajtit, Luton dhe Burnlej përbëjn treshen e zonës së kuqe.

Ja tabela sipas superkompjuterit

tabela

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura