Superhajduti vjedh 40 milionë lekë në Tiranë

Jun 4, 2011 | 11:01

TIRANE – Edhe pse ishte betuar që pasi të mbushte 14 vjeç nuk do të kryente më vjedhje, sepse ishte i vetëdijshëm që do të arrestohej, sërish superhajduti Markelian Cungu nuk i ka rezistuar “tundimit” për të vjedhur. Madje, kësaj radhe nuk është kënaqur me pak, por ka vjedhur në bashkëpunim me dy të tjerë kasafortën me 4.5 milionë lekë të një firme ndërtimi te Medreseja në Tiranë. Dhe pas saj, edhe dy banesa. Por, oficerët e policisë, të cilët e kishin shoqëruar me qindra raste Cungun, që më përpara lihej i lirë për shkak të moshës, kanë mësuar edhe mënyrën se si vjedh 14-vjeçari dhe e kanë identifikuar menjëherë. Markelian Cungu është arrestuar nga vetë shefi i Komisariatit Nr. 3, i cili ishte vënë në ndjekje të tij duke ia ndalur përfundimisht “hovin” për të vjedhur. Burimet sqaruan se Cungu, vjedhjet e fundit, për të cilat tashmë është arrestuar në flagrancë, i ka kryer bashkë me dy persona të tjerë: Marjo Merjan, 22 vjeç, i shpallur në kërkim dhe Serxho Mininjin, 15 vjeç, i arrestuar.

© Panorama.al

Te lidhura