Sulmohet Ambasada Amerikane

Sep 12, 2012 | 12:38

Protestues egjiptianë kanë kapërcyer muret e Ambasadës Amerikane në Kajro të martën dhe kanë ulur flamurin amerikan duke vënë në vend të tij nj flamur ku shkruhet “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është profeti i tij”. Protesta u organizua për shkak të një filmi të prodhuar në SHBA, për të cilin ata mendojnë se fyhet profeti Muhamed. Sipas Reuters, sapo flamuri amerikan u ul, ata grisën flamurin amerikan, duke treguar pjesë të tij përpara kamerave. Pjesët e tjera të mbetura u dogjën. “Ky film duhet të ndalohet menjëherë dhe ata duhet të kërkojnë falje … kjo është fatkeqësi”, u shpreh 19-vjeçari Ismail Mahmoud, i cili ka qenë një nga personat më aktivë në protestat për rrëzimin e ish-presidentit Hosni Mubarak. Shumë myslimanë besojnë se portretizimi i profetit është një ofensivë.

© Panorama.al

Te lidhura