Obama dënon vrasjen e ambasadorit në Libi

Sep 12, 2012 | 14:29

Presidenti amerikan, Barak Obama, duke konfirmuar zyrtarisht lajmin per vrasjen e ambasadorit amerikan  Kristofer Stivens dhe tre zyrtareve te tjere ka denuar ashper sulmin dhe ka kerkuar marrjen e masave.

Më herët u tha se persona të armatosur kanë sulmuar konsullatën amerikane në qytetin lindor të Bengazit në Libi dhe i kanë vënë flakën ndërtesës, duke vrarë një pjesëtar të personelit amerikan.

Lajmin për vrasjen e ambasadorit e kanë dhënë agjencitë perendimore te lajmeve. Gjithcka mesohet se erdhi pas protestave te dhunshme, kur u sulmua edhe ambasadës amerikane në Kajro dhe shkak u be shfaqja e nje filmi qe sipas protestuesve fyente profetin Muhamed.

 

Deklaratë e Obames mbi sulmin në Bengazi

Dënoj me forcë sulmin mizor kundër selisë sonë diplomatike në Bengazi, i cili mori jetën e katër amerikanëve, përfshirë Ambasadorin Kris Stivens. Në këto çaste, familjet e atyre që humbëm janë në mendjet dhe lutjet e popullit amerikan. Ata mishëronin përkushtimin e Amerikës ndaj lirisë, drejtësisë dhe partneritetit me shtetet dhe popujt anekënd globit dhe qëndrojnë në kontrast të fortë me ata që iu morën jetën në mënyrë gjakftohtë.

E kam udhëzuar Administratën time t’iu ofrojë të gjitha burimet e nevojshme në mbështetje të sigurisë për personelin tonë në Libi dhe të rrisin nivelin e sigurisë në të gjitha postet tona diplomatike anembanë globit. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara refuzojnë përpjekjet për të denigruar besimet fetare të të tjerëve, të gjithë duhet të kundërshtojmë pa ekuivok atë lloj dhune të pakuptimtë që mori jetën e këtyre nëpunësve publikë.

Nga një pikëpamje personale, Krisi ishte një përfaqësues i guximshëm dhe i jashtëzakonshëm i Shteteve të Bashkuara. Gjatë gjithë revolucionit libian, ai i shërbeu vendit tonë dhe popullit libian në misionin tonë në Bengazi në mënyrë vetëmohuese. Si ambasador në Tripoli, ai ka mbështetur tranzicionin e Libisë në demokraci. Trashëgimia e tij do të jetojë gjatë kudo ku qeniet njerëzore kërkojnë liri dhe drejtësi. Jam thellësisht mirënjohës për shërbimin e tij për administratën time dhe ndjej trishtim të pamatë për këtë humbje.

Amerikanët e guximshëm që humbëm përfaqësojnë shërbimin dhe sakrificat e jashtëzakonshme që civilët tanë ofrojnë çdo ditë kudo në botë. Teksa qëndrojmë në krah të familjeve të tyre, le të dyfishojmë përpjekjet tona për të çuar përpara punën e tyre.

© Panorama.al

Te lidhura