Sulmi në ambasadë, Nishani ngushëllon Obamën

Sep 12, 2012 | 16:25

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një meszh ngushëllimi homologut të tij, Barak Obama pas vdekjes së katër anëtarëve të personelit amerikan në Bengazi, Libi.

Në mesazhin e tij, Nishani shkruan se; “Me hidhërim të madh mësova mbi vrasjen e Ambasadorit amerikan në Libi, zotit J. Christopher Stevens, dhe tre anëtarëve të stafit të tij, pas sulmit terrorist mbi misionin diplomatik të SH.B.A. në Libi. Më lejoni Shkëlqesi, që për këtë ngjarje tragjike që tronditi gjithë popullin mik amerikan dhe mbarë botën demokratike, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh Juve dhe të afërmve të viktimave, ngushëllimet më të sinqerta! Duke shprehur indinjatën time më të thellë për këtë ngjarje shumë të shëmtuar, shpresoj që pasojat e kësaj tragjedie njerëzore dhe ndërkombëtare të kalohen sa më lehtë.”

Një ditë më parë, katër vetë të personelit të ambasadës amerikane në bengazi, mbetën të vrarë. Mes tyre, ishin Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Libi, Kris Stivens dhe Zyrtari i Shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit, Shon Smith. Identiteti i dy të vrarëve të tjerë nuk është bërë akoma i ditur për shkak, se ende nuk është bërë njoftimi i familjarëve.

© Panorama.al

Te lidhura