Presidenti i Iranit ka paralajmëruar se breshëria e raketave sonte ishte “vetëm një paraqitje e shkurtër e aftësive tona”, pasi Izraeli sinjalizoi se mund të hakmerrej.
Në një deklaratë, Masoud Pezeshkian tha se sulmi raketor ishte një “përgjigje vendimtare… ndaj agresioneve të regjimit sionist”.
“Ky veprim u ndërmor në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve iranianë. Benjamin Netanyahu duhet të kuptojë se Irani nuk është luftarak, por ai do të qëndrojë i vendosur kundër çdo kërcënimi. Kjo është vetëm një paraqitje e shkurtër e aftësive tona. Mos u përfshini në konflikt me Iranin”, tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al