Tre persona humbën jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, si pasojë e sulmeve ruse në Kharkiv të Ukrainës.
Forcat ruse përdorën një bombë ajrore në sulmin e tyre, e cila dëmtoi disa shtëpi, një spital dhe një ambulancë, tha policia e Ukrainës në një postim në aplikacionin Telegram.
Mbrëmë vonë, guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleg Sinegubov, bëri një postim në rrjetin social Telegram, ku tha se një pjesë e një pallati u shemb nga sulmet ruse.
Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, dhe zona përreth kanë qenë nën sulme të vazhdueshme ruse që kur Moska filloi pushtimin në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al