Grupi ekstremist Boko Haram, i cili ka lidhje me Al Kaidën, ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin pranë kompleksit të OKB-së në Abuja të Nigerisë.
Numri i viktimave nga sulmi ka shkuar në 18, ndërsa disa të tjerë figurojnë ende të zhdukur.
Dëshmitarët thanë se kamioni i mbushur me eksploziv ka shpërthyer në hyrje të kompleksit.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, e ka dënuar ngjarjen, duke e quajtur “një sulm mbi ata që rrezikojnë jetën e tyre për të ndihmuar të tjerët”.
Dëshmitarët thanë se kamioni i mbushur me eksploziv ka shpërthyer në hyrje të kompleksit. Disa pjesë të ndërtesës, ku ndodheshin pjesa më e madhe e zyrave të OKB-së, janë shkatërruar.
© Panorama.al











