Sulmet e 11 shtatorit/ Presidenti Begaj: Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur! Ministri Hasani: Shqipëria qëndron në krah të SHBA-ve

Sep 11, 2024 | 8:47
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka kujtuar sot sulmet terroristë të 11 shtatorit në SHBA, ku rreth 3 mijë persona humbën jetën.

11 shtator

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Begaj thekson se kjo ditë shërben si kujtesë për luftën e vazhdueshme kundër terrorizmit. Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur, shkruan Begaj.

“Sot, kujtojmë ngjarjet tragjike të 11 Shtatorit, 2001. Njëzet e tre vjet më parë, bota u trondit nga sulmet e paimagjinueshme që morën jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm në SHBA.

Në këtë ditë, nderojmë viktimat por edhe forcën e qëndrueshmërinë e popullit amerikan. Kjo ditë shërben gjithashtu si kujtesë për luftën e vazhdueshme kundër terrorizmit.

Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur; ai nuk njeh ngjyrë apo ideologji. Nuk duhet të harrojmë kurrë këtë”, shkruan presidenti.

Edhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani thotë se Shqipëria qëndron në krah të SHBA-ve ne luftën kundër terrorizimit.

“Sot nderojmë kujtimin e jetëve të pafajshme të humbura në sulmet e 11 shtatorit 2001 dhe reflektojmë mbi guximin, dhembshurinë dhe solidaritetin që u shfaq në përgjigje të tyre.

Shqipëria qëndron përkrah aleatit të saj strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vlerave demokratike, stabilitetit dhe paqes”, shkruan Igli Hasani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura