Sulm me thikë dhe çekiç pranë Kullës Eifel në Paris, raportohet për një person të vdekur dhe dy të plagosur

Dec 3, 2023 | 8:00
SHPËRNDAJE

Një burrë ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga një sulm me thikë dhe çekiç në një rrugë në qendër të Parisit.

paris

Sulmi ndodhi në Quai de Grenelle, pranë Kullës Eifel, pak para orës 21:00 me orën lokale të shtunën.

Një shtetas francez 26-vjeçar i njohur për shërbimet e sigurisë është arrestuar dhe prokurorët e antiterrorizmit kanë hapur një hetim.

Zyrtarët konfirmuan se personi i vrarë ishte një shtetas gjerman.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin tha se viktima, i lindur në vitin 1999, ishte me gruan e tij kur u sulmua dhe u godit me thikë për vdekje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura