Sulm me armë zjarri në Prishtinë, një person humb jetën, 5 të tjerë mbeten të plagosur (EMRAT)

Sep 2, 2024 | 8:17
SHPËRNDAJE

Një person ka humbur jetën dhe pese te tjere kanë mbetur të plagosur nga një sulm me armë zjarri në Prishtinë të dielën, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

kosove

Sipas mediave raportohet se shkak dyshohet një konflikt mes dy familjeve, Sekiraqa dhe Capa.

Konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja Sekiraqa ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë, të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

Raportohet se i vrari ka mbetur Premtim Gashi nga fisi i Capave. Mësohet se tashmë i ndjeri, ishte anëtar me shumë ndikim brenda grupit.

Premtim Gashi kishte shumë pak kohë që ishte liruar nga burgu.

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur Salih Sekiraqa, 47-vjeçar, Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica 29 vjeç, Fatos Abazi 35 vjeç dhe Valdrin Ademi 21 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura