Sulm i trefishtë me bombë dhe plumba në Zubin Potok

Jul 20, 2012 | 13:57

Policia e Kosovës në Mitrovicë ka njoftuar mbi sulmet që ndodhën në orët e para të së enjtes (01:40 dhe 02:20 min), në tri objekte të ndryshme në Zubin Potok. Sulmet e armatosura dhe të koordinuara kishin ndodhur në objektin e bankës “KEP”, në objektin e “Radio Kolashin” dhe në shtëpinë private të një eprori të Policisë së Kosovës, në Zubin Potok. Nuk ka pasur të lënduar. Ekzaminimet e vendeve të ngjarjes u kryen nga njësitë përkatëse hetimore të Drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, EULEX-it dhe ekspertëve të KFOR-it për identifikim të mjeteve eksploduese. Në bankën “KEP” dhe radiostacionin lokal “Kolashin” ka pasur dëme materiale nga eksplozivët, ndërsa në shtëpinë private të policit të Kosovës janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale nga të shtënat me armë zjarri dhe nga shpërthimi i mjetit eksplodues, që besohet të jetë një granatë dore. Shkaqet e këtyre sulmeve po hetohen.

© Panorama.al

Te lidhura