UPDATE- Pas tri ditësh ka rinisur puna në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Mësohet se janë më shumë se 40 kamionë që tashmë janë në rradhë për të kryer procedurat e zhdoganimit.
15 prej tyre qëndronin të bllokuar në këtë pikë kufitare që prej ditës së dielë. Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, autoritetet njoftuan tri ditë më parë bllokimin e kalimit pas lëvizja drejt saj ishte e rrezikshme.
Shumë makina të vogla më udhëtarë janë kthyer mbrapsht, ndërkohë që autbuzët me udhëtarë gjithashtu nuk janë lejuar të kalojnë. Ka patur gjithashtu probleme edhe në sistemin e kompjuterëve nga pala maqedonase.











