Studiuesit identifikojnë bakterin EHEC

Jun 3, 2011 | 9:52

Shkencëtarët nga Gjermania dhe Kina kanë identifikuar kodin e trashëgimisë së bakterit të ashtuquajtur EHEC. Shkencëtarët gjatë analizave të bakterit të colitit me rrezik për jetën kishin konstatuar komponentë të ndryshëm dhe deri tani të panjohur, njoftoi Klinika Universitare e Hamburgut.  Hulumtimet janë kryer bashkë me Institutin Genomic në Pekin. Bakteret EHEC nguliten gjatë në zorrë duke fituar rezistencë të veçantë kundrejt antibiotikëve, thuhet më tej. Numri i të vdekurve në Gjermani ka arritur ndërkohë në 17, ndërsa numri i të infektuarve dhe i rasteve të dyshuara është aktualisht reth 2000. Rusia ndërkaq ka vendosur ndalimin e importit të perimeve nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. BE-ja e kritikoi qëndrimin e qeverisë në Moskë.

© Panorama.al

Te lidhura