Një studim i kryer së fundmi tregon se ata të cilët dallohen për inteligjencë dhe kanë një CV të pasur tregojnë mangësi në një fushë tjetër, atë të seksit.
Sociologu Rosemary Hopcroft i Universitetit të Karolinës së Veriut në Charlotte, ka botuar disa studime të tjera lidhur më këto sjellje.
Ai thotë se, “inteligjenca është e lidhur negativisht me shpeshtësinë e aktivitetit seksual”, me fjalë të tjera ata që janë më pak inteligjentë kanë marrëdhënie seksuale më të shpeshta.
Studimi tregon gjithashtu se sa më i lartë të jetë niveli i arsimit, numri i partnereve që ke patur në të kaluarën është më i vogël.
Marrëdhënia negative mes seksit dhe inteligjencës shënohet që në moshën e adoleshencës, thotë disa studiues.
Këto sjellje ndoshta shpjegohen me faktin se, njerëzit inteligjentë janë gjithmonë në lëvizje për të gjetur një punë më të mirë dhe më të paguar, duke mbetur kështu shumë pak kohë për marrëdhëniet intime apo punë të tjera.
© Panorama.al











