Shqiptarët janë popull shumë i vjetër dhe kanë gjuhë të veçantë. Përgjatë shekujve kanë ruajtur homogjenitetin. Dallojnë nga sllavët, nderkohe qe kanë ngjashmëri me grekët e para 3 mijë vjetëve.
Por, për shkak të zhvendosjeve, migrimeve e martesave, të dhënat gjenetike tregojnë se popujt e Europës, kush më shumë e kush më pak, të gjithë janë kushërinj të largët.
Këto janë rezultatet e një studimi të Universitetit të Kalifornisë për prejardhjen gjenetike. E gjithë Europa është një tollovi e madhe gjenetike.
Shumica e popujve në kontinentin e vjetër kanë paraardhës të njëjtë apo të ngjashëm.
Këto ngjashmëri janë evidente së paku përgjatë 1 mijë e 500 vjetëve të fundit.
Por, aq sa kanë të përbashkët, disa prej këtyre popujve duken gjithashtu të ndryshëm. Në këtë grup duket se bëjnë pjesë shqiptarët. (Express)
© Panorama.al











