Studentja e arrestuar, e shokuar nga vendimi

Sep 20, 2012 | 15:06
Studentja Klaudia Kushi dje në Gjyakatë

Mjaft e rëndë ishte dje gjendja e studentes Klaudja Kushi. Sipas pedagogëve të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Kashi është studente e rregullt dhe e mirë në mësime, aktive në leksione dhe seminare, ndërsa të njëjtin mendim ndajnë edhe shumë studentë që njiheshin me të në fakultet. Studentja e vitit të tretë ka dalë nga godina e Gjykatës së Elbasanit tepër e shokuar për masën e dhënë ndaj saj. E lotuar ajo ka dalë e shoqëruar nga një oficere policie. Sipas avokates, studentja nuk e ka pritur masën e sigurisë ndaj saj, duke deklaruar se ajo ishte e pafajshme dhe nuk qëndronin provat e ngritura ndaj saj. Kushi u arrestua disa orë pas ndalimit në flagrancë të pedagogut të saj, Isidor Koti. Sipas Policisë, nga përgjimet e kryera dhe deklarimet e kryera nga studentët që bënë denoncimin për ryshfet kundër pedagogut të tyre, ka rezultuar se përmendej dhe emri i studentes Kushi. Ajo u arrestua nga Policia e Elbasanit në orët e mbrëmjes të datës 15 shtator. Me gjithë akuzat e ngritura, studentja nuk e pranuar asnjëherë bashkëpunimin me pedagogun në marrjen e parave nga shokët e saj të universitetit. Isidor Koti punonte prej 5 vitesh si pedagog i brendshëm në universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe jepte tri lëndë për studentët, një prej të cilave ajo e Etikës. Ndërkaq, burime të Prokurorisë bëjnë të ditur se janë nën hetim edhe disa pedagogë të tjerë të këtij universiteti, për të cilët po punohet për dokumentimin ligjor të akuzave të ngritura ndaj tyre.

© Panorama.al

Te lidhura