Struktura e re, MASH: Shkolla nis në 12 shtator

Jul 9, 2011 | 14:56

TIRANE- Data 12 shtator do te shenoje nisjen e vitit te ri shkollor. Programi i ri eshte prezantuar sot nga ana e Ministrise se Arsimit dhe Shkences, e cila ka publikuar strukturen e vitit shkollor 2011 – 2012 dhe kalendarin e ketij viti shkollor, oret per semestrat, ditet e festave dhe pushimet gjate vitit.

Lajmin e ka njoftuar Drejtori i Arsimit Parauniveristar në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Vejsiu, i cili bëri të ditur detajet dhe etapat në të cilat do të kalojë sezoni i ri arsimor.

Keshtu viti i ri shkollor per arsimin e detyruar dhe ate te mesem do te nise ne daten 12 shtator. “Semestri i parë fillon më 12 shtator 2011 dhe mbaron më 27 janar 2012 dhe semestri i dytë fillon më 30 janar 2012 dhe mbaron më 6 qershor 2012”- thuhet ne strukturen per arsimin e detyruar.

Ne te njejten date nis edhe shkolla per arsimin e mesem, por fundi ndryshon.

Për klasat I-IX

Semestri i parë fillon më 12 shtator 2011 dhe mbaron më 27 janar 2012;

Semestri i dytë fillon më 30 janar 2012 dhe mbaron më 6 qershor 2012.

Pushime

Periudha e parë, pushimet fillojnë më 24 dhjetor 2011 dhe mbarojnë më 4 janar 2012.

Periudha e dytë, pushimet fillojnë më 28 mars 2012 dhe mbarojnë më 1 prill 2011.

Provime: Provimet e Lirimit zhvillohen në periudhën 7 – 22 qershor 2012

Arsimi i Mesem

Klasa X-XI

Mësimet fillojnë me 12 shtator 2011 dhe mbarojnë më 13 qershor 2012;

Klasa XII

Mësimet fillojnë me 12 shtator 2011 dhe mbarojnë më 22 maj 2012;

PUSHIMET:

Periudha e parë, pushimet fillojnë më 24 dhjetor 2011 dhe mbarojnë më 4 janar 2012.

Periudha e dytë, pushimet fillojnë më 28 mars 2012 dhe mbarojnë më 1 prill 2012.

Provimet e maturës: 23 maj 2012 – 30 qershor 2012

 

© Panorama.al

Te lidhura