Është vendosur në youtube një video skandaloze në të cilën protagonistë janë dy këngëtarët e njohur, Arkimed Lushaj (Stresi) dhe këngëtarja Ronela Hajati, të cilët pasi e kanë incizuar videon, dikush ua ka vjedhur dhe e ka postuar atë në youtube. Më pas videoja ka marrë kritikat më të mëdha nga gjithë fansat dhe publiku shqiptar. Videoja është incizuar në ndonjë qytet të Shqipërisë duke ironizuar të varfrit (të pastrehët), të cilët kalojnë natën rrugëve. Të gjendur në rrugë së bashku, Stresi dhe Ronela i janë afruar një të moshuare duke e frikësuar atë pasi kishte qenë duke fjetur, e më pas kur i sheh këngëtarët, ajo u thotë të largohen. Ndërsa për tallje Stresi i thotë ‘’çfarë do të thuash për Top Channel dhe për Getoar Selimin’’, i cili ka pasur shumë gjasa që të qëndronte prapa celularit që i incizonte ata. Kjo video ka marrë shumë kritika dhe komente negative nga fansat dhe publiku, i cili nuk e ka pritur mirë këtë gjest të këngëtarëve të njohur. Videoja do të largohet nga youtube, ndërsa ne e shkarkuam dhe e skanuam si provë, teksa Stresi dhe Ronela nuk e kanë imagjinuar se kjo video skandaloze mund të publikohet ndonjëherë.











