Ish-shefi i FMN-së Dominique Strauss-Kahn është liruar nga arresti shtëpiak ne te cilin ndodhej prej dates 14 maj, i akuzuar per abuzimin seksual me pastruesen e nje hoteli ku qendronte.
Vendimi eshte marre kete pasdite, pas rrezimit te deshmise se viktimes, e cila eshte cilesuar nje sajese e paster.
Ka marrë keshtu një kthesë befasuese çështja e ish kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn. Lajmi eshte dhene fillimisht nga New York Times e cila botoi nje shkrim ne te cilen theksohej se gjitha akuza e formuluar në ngarkim të Strauss Kahn është e bazuar në gënjeshtra dhe ish udhëheqësi i FMN-së mund të lihet i lirë.
Kamarjerja e cila ngriti akuzat ndaj tij për abuzim seksual, sipas NYT ka gënjyer që nga fillimi. Që nga pretendimet e saj të para më 14 maj, akuzuesja ka gënjyer, i tha NYT një nga ligjvënësit që po merret me çështjen
Edhe pse nga testet mjeko-ligjore u gjetën prova të qarta, prokurorët nuk besojnë më në ato që ka deklaruar kamarjerja.
Sipas NYT gruaja 32- vjeçare e cila është nga Guineja, mund ta ketë bërë këtë me qëllim përfitimin e azilit politik, ose është e përfshirë në aktivitet kriminale, në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.
© Panorama.al











