NATO mund të kishte bërë më shumë për të armatosur Ukrainën në përpjekje për të parandaluar pushtim rus në vitin 2022, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.
“Përderisa ne i ofrojmë mjete ushtarake teksa ndodhet në luftë, atëherë mund t’ia kishim siguruar për të parandaluar luftën”, tha kreu në largim i NATO-së për gazetën gjermane FAS.
Stoltenberg vuri në dukje hezitimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut për të ofruar armët që Kievi kishte kërkuar përpara pushtimit të plotë nga Rusia për shkak të frikës se tensionet me Moskën do të përshkallëzoheshin.
Pas fillimit të luftës, Kievi, i cili nuk është anëtar i NATO-s, mori një sistem armësh nga aleatët e tij pas hezituan fillimisht.
Stoltenberg, ish-kryeministri i Norvegjisë, do të japë dorëheqjen në tetor nga roli i tij në NATO, të cilin e mban që nga viti 2014. Ish-kryeministri holandez Mark Rutte u shpall në qershor si kreu i ardhshëm i organizatës.
Në intervistë, Stoltenberg tha se fundi i luftës në Ukrainë do të arrihet vetëm në tryezën e bisedimeve.
“Për t’i dhënë fund kësaj lufte do të duhet të ketë sërish dialog me Rusinë në një fazë të caktuar. Por duhet të bazohet në forcën ukrainase,” tha ai.
Stoltenberg nuk pranoi të konfirmonte se do të merrte detyrën nga diplomati gjerman Christoph Heusgen si kryetar i Konferencës së Sigurisë së Mynihut pas largimit nga NATO. Ai tha për FAS se kishte “shumë opsione” dhe se do të banonte në Oslo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al