Ka qenë një histori trevjeçare, dhe po tri vite kanë kaluar qëkur kjo histori dashurie kishte marrë fund, për t’iu rikthyer sërish. Fjala është për kantautorin Nesti Duka (Stine) dhe Roza Lati, vajza e vetme e aktores Rita Lati, të cilët pas fjalëve që nisën të qarkullonin se ishin rilidhur bashkë pas një periudhe ndarjeje prej tri vitesh, tashmë janë fotografuar bashkë duke u argëtuar të dy. Duket se për të dy këto janë momente të mira edhe në jetën e tyre artistike, pasi Stine ka nxjerrë në treg shumë këngë të reja, ndërsa Roza drejton një program muzikor të sajin në UTV. Kantautori 23-vjeçar nuk pranoi kurrë të fliste për arsyet e ndarjes nga Roza, ndërkohë që dha vetëm një deklaratë në atë kohë për gazetën “Panorama”, ndërsa pohoi se me Rozën nuk do të kishte kurrë më kthim mbrapa”. Por ja që shprehja “kurrë mos thuaj kurrë”, në këtë rast merr vlerë. Pas ndarjes, ai i dedikoi dhe këngë Rozës, duke u shprehur në vargjet e këngës se të dy kishin gabuar, përderisa kishin arritur në ndarje. Ndërsa gjatë kësaj periudhe Nesti ishte komentuar në faqet e gazetave për lidhje të shkurtra me vajza të tjera këngëtare, ndërsa Roza po ashtu për një lidhje të gjatë pas Nestit. Lidhja e Nestit me Rozën është komentuar nga të dy ata si një histori pasionante dhe e vërtetë dashurie, por që ata i dhanë fund për shkak të xhelozisë dhe zënkave mes tyre. Tashmë le të shohim se si do të jetë ky rikthim, dhe nëse mes tyre nuk do të ketë më ndarje. Ndërkohë që Nesti po ashtu i rikthehet këtë vit, pas shumë vitesh, konkurrimit në “Top Fest”, me këngën me titull “S‘di të falësh”. Nuk dihet nëse vargjet e këngës të shkruara nga vetë ai janë një dedikim për Rozën, para se të riktheheshin të dy.











