Stine: Kënga ime për 14 shkurt, frymëzuar nga ajo që kam pranë

Feb 11, 2012 | 13:56

Sapo ka publikuar këngën me titull “Sa më pëlqen ti”, një këngë dhuratë për Shën Valentinin, që Stine ua ka dedikuar të gjithë të dashuruarve. Kantautori që para disa ditëve festoi 30-vjetorin, në një party mes miqsh të shumtë artistë pohon se “këngën time të re ua kam dedikuar të gjithë atyre personave që në këto momente vërtet pëlqejnë dikë dhe duan ta kenë pranë”. Pyetjes se nëse ai vetë është duke e jetuar këtë ndjesi speciale apo dëshiron ta jetojë, Stine i përgjigjet “E kam jetuar dhe do e jetoj gjithmonë, sepse në çdo moment afër meje ndodhet ajo që më bën të ndihem mirë”. Prej shumë kohësh, ai ka vendosur të shfaqet shumë pak në media, ndërkohë që për momentin po punon për disa këngë për vete, dhe për këngët me të cilat do të konkurrojë në “Top Fest 9”. Pyetjes me kë dhe ku do e festojë Shën Valentinin, ai i përgjigjet me pak humor: ”Do jem i ftuar special diku, dhe do e festoj me atë vajzë që do më gjendet pranë”.

© Panorama.al

Te lidhura