Stefanoviç: Kemi arritur marrëveshje me KFOR

Jul 26, 2011 | 20:02

Shefi i delegacionit të qeverisë serbe për dialog me Kosovën, Borislav Stefanovic ka thënë për mediat serbe se ka arritur një marrëveshje me komandantin e KFOR-it, Erhard Biler.

Stefanoviç, sipas B92 u ka thënë gazetarëve se është rënë dakord që në Bërnjak dhe Jarinë të kthehen pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, “ashtu siç kanë qenë deri para konfliktit”

Sipas Stefanoviç, marrëveshja do të nisë të zbatohet nga nesër në mëngjes, ndwrsa ai u bëri thirrje serbëve të mbledhur nw veri tw Kosovës që të tregojnë maturi.

© Panorama.al

Te lidhura