Statusi, Meta: Politika të plotësojë kriteret

Aug 26, 2012 | 15:48
Meta dje në Jalë me LRI

Nga Jala, ku përshëndeti hapjen e Kampingut të Lëvizjes Rinore për Integrim , ku po pushojnë 600 të rinj nga LRI-ja e qarkut të Fierit, kreu i LSI-së Ilir Meta apeloi sërish për përmbushje sa më shpejt të kritereve për marrjen e statusit kandidat këtë vjeshtë. Meta tha se politika nuk duhet të humbë më kohë, dhe duhet të lërë mënjanë përfitimet e të plotësojë kriteret e statusit.

“Ne kemi bërë gjithçka që mund të bëjë një forcë e përgjegjshme për të nxitur reformat dhe konsensusin që i përshpejton ato në vendin tonë. Ndaj gjejmë rastin përsëri t’i ftojmë aktorët politikë, të mos e shpërdorojnë kohën që është tepër e çmuar në ditët që po kalojnë ,në javët që po vijnë për t’i dhënë Shqipërisë statusin për 100 vjetorin e pavarësisë.”- tha Metës

Meta theksoi rëndësinë e heqjes së imunitetit, ndërsa shtoi se zgjidhja më e mirë për heqjen e imunitetit është konsensusi parlamentarë.

© Panorama.al

Te lidhura