Statusi kandidat, Molnari: Dialog qeveri-opozitë

Jun 27, 2011 | 12:06

TIRANË- Një sërë reformash për t’u plotësuar dhe rinisje e dialogut mes qeverisë dhe opozitës në të mirë të rrugës integruese në familjen europiane dhe në marrjen e statusit të kandidadit për në BE. Sipas ambasadorit të Hungarisë,  vendit që mban edhe presidencën e BE-së, Molnari, Shqipëria duhet të vazhdojë me plotësimin e kushteve, ndërkohë që BE-ja është e angazhuar dhe e hapur për zgjerimin.

Në fjalën e mbajtur në një aktivitet për mjedisin në Tiranë, Sandor Molnari ka theksuar se BE kërkon dialog dhe për këtë pozita dhe opozita në Shqipëri duhet të nisin dialogut në kuadër të arritjes së marrëveshjeve për të cilat ka nevojë vendi.

“Ka kushte që duhet të plotësohen përsa i përket Shqipërisë. Kyçi për procesin e integrimit është plotësimi i rekomandimeve. Pamë që përpara zgjedhjeve nisi dialogu për plotësimin e kritereve dhe unë bëj thirrje që ky dialog të vazhdojë” tha ai.

Duke folur per zgjerimin e BE-se, ai ka kujtuar mbeshtetjen qe iu dha kroacise para arritjes se marreveshjes dhe ka theksuar se me rendesi per BE-ne eshte zgjerimi. Sipas tij, familja e madhe ka nevoje per njerez te kualifikuar, nderkohe qe vete BE-ja duhet te sillet me prane qytetareve.

© Panorama.al

Te lidhura