Stadiumi/ Juve përfiton rreth 22 milionë euro

Sep 15, 2012 | 13:00

Falë stadiumit të ri, klubi i Juventusit ka përfituar rreth 22 milionë euro fitime. Këto janë gjysma e shpenzimeve të bëra nga klubi këtë sezon. Por këtë vit, duke qenë se Juvja merr pjesë në Ligën e Kampioneve, fitimet do të jenë edhe më të mëdha. Për më tepër që bilanci bëhet më pozitiv për bardhezinjtë. Humbjet e regjistruara nga klubi për sezonin e ri janë 48.7 milionë euro. Sipas statistikave, janë 46.7 milionë më pak krahasuar me një vit më parë, ku humbjet kapnin shifrën e 95.4 milionëve. Dhe ky bilanc pozitiv vjen falë ndërtimit të “Juventus Stadium” dhe pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve.

© Panorama.al

Te lidhura