Postuar: Janar 16, 2025 | 17:06
ZYRTARE/ Zgjat vetëm 5 muaj eksperienca me kryesuesit, ish-lojtari i Tiranës mbetet pa ekip
Vora ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me Dijar Nikqin. Aventura e ish-sulmuesit të Tiranës zgjati vetëm 5 muaj te kryesuesit e Kategorisë së Parë, ndërsa u prezantua në gushtin e kaluar.
20-vjeçari dha kontributin e tij te Vora në tetë sfida. Më përpara Nikqi ka dhënë kontributin e tij te Tirana dhe Teuta në Superiore.
Njoftimi i Vorës:
“Futboll Klub Vora njofton largimin e lojtarit Dijar Nikqi. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Nikqin për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
