ZYRTARE/ Vora prezanton afrimin e fundit, sulmuesi provon për herë të parë eksperiencën jashtë Maqedonisë së Veriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2025 | 22:42

ZYRTARE/ Vora prezanton afrimin e fundit, sulmuesi provon për herë të parë eksperiencën jashtë Maqedonisë së Veriut

Emir Skënderi është zyrtarisht lojtar i Vorës.

Screenshot 2025-01-13 174201

Klubi që kryeson në Kategorinë e Parë ka afruar kështu një lojtar për repartin ofensiv. Besa Dobërdoll ishte eksperienca e tij e fundit, ndërsa të gjithë karrierën e ka kaluar në Maqedoninë e Veriut.

Njoftimi i Vorës:

“Futboll Klub Vora njofton se sulmuesi Emir Skenderi është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë!

Këtë sezon, 24-vjeçari ishte pjesë e Kf Besa Dobërdoll në kampionatin Maqedonas, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe me Strugen si edhe me ekipet zinxhirë të Maqedonisë U-15 deri tek U-21.

Klubi i Vorës i uron Emirit mirëseardhje dhe suksese me fanellën tonë!”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"