ZYRTARE/ Tifozët e Ajaksit shkarkuan trazirat dhe ndërprenë ndeshjen, klubi shkarkon drejtorin
Ndeshja klasike e futbollit holandez mes dy rivalëve të Ajaks dhe Fejenord, është mbyllur sot para kohe, për t’u braktisur plotësisht në pjesën e dytë të saj për shkak të trazirave të tifozëve vendas.
Ajaksi po mundej 3-0 në “Johan Krujf Arena” të Amsterdamit nga miqtë të cilët kishin dominuar plotësisht ndeshjes dhe kjo solli tërbimin e tifozëve vendas të cilët nuk e pranojnë kurrsesi gjendjen aktuale të skuadrës së tyre që është larg kreut.
Ata nisën të hidhnin fishekzjarrë në fushë, duke bërë që ndeshja të ndërpritej dy herë dhe në të dytën, gjyqtari vendosi të kthente lojtarët në dhomat e zhveshjeve, për të pezulluar takimin.
Por situata nuk u qetësua, përkundrazi. Tifozët e tërbuar rrethuan stadiumin dhe filluan të vandalizonin ambientet e klubit në shenjë proteste ndaj drejtuesve të cilët i shohin si përgjegjësit kryesorë të kësaj situate.
Ndërkohë së fundmi nëpërmjet një njoftimi zyrtar, klubi i Ajaksit ka komunikuar shkarkimin e drejtorit Sven Mislintat, i cili ka qene edhe shënjestra kryesore e tifozëve të Ajaksit. Kësisoj ka ardhur edhe shkarkimi i tij.
Ajax has ended the collaboration with Director of Football Sven Mislintat with immediate effect. The lack of broad support within the organisation is the reason behind this decision.
— AFC Ajax (@AFCAjax) September 24, 2023
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"