Postuar: Nëntor 30, 2024 | 23:39
ZYRTARE/ Shtyhet supersfida e Kategorisë së Dytë, ja kur do të luhet
Supersfida e Grupit B në Kategorinë e Dytë mes Devollit dhe Luftëtarit, nuk do të zhvillohet ditën e diel siç ishte planifikuar, teksa është shtyrë për ditën e hënë në orën 13:00, për shkak të kushteve atmosferike në rajonin juglindor.
Reshjet e dëborës, e bëjnë të pamundur zhvillimin e ndeshjeve në kushte normale, ndaj drejtuesit e FSHF-së e kanë parë të arsyeshme ta shtyjnë këtë sfidë për ditën e hënë. Të dyja klubet si ai i Devollit edhe ai i Luftëtarit janë njoftuar për këtë vendim.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"