Postuar: Janar 13, 2025 | 23:37
ZYRTARE/ Shpallet ankandi, klubi i Kategorisë së Parë del në shitje për 14 milionë lekë
Ditën e sotme është shpallur edhe ankandi zyrtar, për shitjen e 100 % të aksioneve të shqoqërisë Lushnja 1930. Ky fakt është bërë publik nga vetë klubi lagunar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
Gjithashtu edhe Agjensia e Prokurimit Publik, ka publikuar sot në Buletinin me Nr.1, dt: 13/01/2025 shpalljen e këtij ankandi. Vlera fillestare e tij është 14 milionë e 77 mijë e 66 lekë të rinj.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"