ZYRTARE/ Shkumbini i Nicës nuk ndalet, zyrtarizon një tjetër lojtar nga Kategoria e Parë
Blindohet Shkumbini i Stavri Nicës! Skuadra peqinase që militon në Grupit B të Kategorisë së Dytë, ditën e sotme ka zyrtarizuar një tjetër afrim në merkato. Bëhet fjalë për mbrojtësin Eljo Gjata, që iu bashkohet peqinasve nga radhët e Apolonisë.
Gjata aktivizohet si mbrojtës krahu dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit për fazën e dytë të kampionatit.
NJOFTIMI I SHKUMBINIT:
Shkumbini Plotëson merkaton me Eljo Gjatës.
Së fundmi shkumbini ka plotësuar goditjet në merkato me një tjetër element të ri dhe me vlerë për pjesën e mbetur të kampionatit të kategorisë së dytë.
Është mbrojtësi krahut Eljo Gjata elbasanasi që vjen nga ekipi i Apolonisë që do të jetë pjesë ekipit Peqinas për fazën e dytë të kampionatit.
Tashmë duket se me përmbylljen e merkatos e gjithë vëmendja përqëndrohet në ndeshjen e parë të fazës së dytë ndaj Orikut në shtëpi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"