ZYRTARE/ Shkarkimi i De Rosit, Roma prezanton trajnerin e ri
Roma ka njoftuar zyrtarisht se Ivan Juriç është trajneri i tyre i kryeqytetasve, vetëm disa orë pasi njoftuan se kishin shkarkuar legjendën e klubit Daniele De Rosi.
Një lajm surprizues u publikua mëngjesin e sotëm kur u konfirmua se De Rosi ishte shkarkuar, veçanërisht pasi ai kishte nënshkruar vetëm pak kohë më parë një kontratë të re pasi zëvendësoi Zhoze Murinjon në janar.
Trajneri i ri nënshkruan një kontratë njëvjeçare deri në qershor 2025, megjithëse raportohet se ka një opsion për një sezon të dytë. Vlen të theksohet fakti se Juriç së fundmi ka drejtuar skuadrën e Torinos.
Ai mbërriti në terrenin stërvitor të Trigoria pasditen e sotme dhe realizoi seancën e tij të parë me skuadrën e Romës.
Ivan Juric è il nuovo responsabile tecnico dell’#ASRoma
📄 https://t.co/pNTrbkqsmz pic.twitter.com/2yXIGsy2JM
— AS Roma (@OfficialASRoma) September 18, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"