Postuar: Tetor 11, 2022 | 13:16
ZYRTARE/ Sfida në Europa Ligë, Enea Jorgji dhe 3 shqiptarë të tjerë do të arbitrojnë Regi Lushkjen
Real Sociedad dhe Sherif Tiraspol do të luajnë mbrëmjen e së enjtes, në orën 21:00, e vlefshme për ndeshjen e katërt në fazën e grupeve të Europa Ligës.
E veçanta në këtë sfidë do të jetë se në këtë ndeshje do të arbitrojnë katër shqiptarë mesfushorin kavajas, Regi Lushkjen.
Kryesor do të jetë Enea Jorgji, i cili do të mbështet nga asistentët Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj.
Arbitër i katërt do të jetë Florjan Lata.
Në VAR do të jetë Tiago Martins nga Portugalia, ndërsa në AVAR do të jeët një emër i madh i arbitrimit, italiani Paolo Valeri.
BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"