ZYRTARE/ Nuk ka stadium për të në kryeqytet, Tirana “emigron” për ndeshjen delikate ndaj Laçit
Klubi i Tiranës do të jetë i detyruar të luajë jashtë kryeqytetit ndeshjen e radhës në kampionat, një sfidë shumë delikate për vazhdimësinë e këtij sezoni për bardheblutë. Nën drejtimin e Erbim Fagut, ata kërkojnë t’u kthehen sukseseve, teksa përballë kanë një ekip si Laçi, i cili kërkon të futet edhe ai në garë për “Final Four”.
Bardheblutë nuk do të kenë mundësinë të luajnë në kryeqytet këtë sfidë, edhe pse janë pritës. Kjo për arsye se fusha e stadiumit “Selman Stërmasi” është në gjendje shumë të rënduar, ndërsa stadiumi ”Air Albania” është në dispozicion të Kombëtares së femrave U17 që po luan në një turne të UEFA-s.
Ndaj Tirana është detyruar që të “emigrojë” në Elbasan për këtë sfidë, duke luajtur atje si pritëse ndeshjen e radhës të saj. Takimi është planifikuar të luhet të hënën në orën 17:00.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"