ZYRTARE/ Kundërshtari i Shqipërisë prezanton trajnerin e ri, ish-sulmuesi i Milanit thyen “tabunë” dhe ulet në pankinën e…
Pas zhgënjimit duke mos u kualifikuar për në Europianin “Gjermani 2024”, Suedia ka prezantuar trajnerin e ri, duke thyer për herë të parë një “tabu”.
Ish-sulmuesi i Milanit dhe i Danimarkës, Jon Dahl Tomason do të marrë drejtimin e kombëtares nordike, duke u bërë kështu trajneri i parë i huaj që ulet në stolin e Suedisë.
“Mezi pres të nis këtë detyrë të madhe dhe të takoj tifozët, lojtarët dhe sigurisht median në Suedi, ku të flas për ëndrrën verdheblu”, ishin fjalët e para të 47-vjeçarit.
Tomason, i cili së fundmi dha dorëheqjen nga drejtimi i Bllekbërn Rovërs, ka firmosur një kontratë deri në fund të kualifikueseve për Botërorin e 2026-ës, e cila do të rinovohet automatikisht në rast suksesi.
Ndeshja e tij debutuese do të jetë miqësorja me Portugalinë më 21 mars, ndërsa e dyta përballë Shqipërisë katër ditë më vonë në “Friends Arena”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"