ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Partizani fiton duelin me Egnatian dhe prezanton sulmuesin e Shpresave që vjen nga Italia
Klubi i Partizanit ka bërë një transferim të rëndësishëm në merkato, duke shtuar forcat në repartin e avancuar. Rrok Toma, sulmuesi i talentuar i Shpresave të Shqipërisë, është bërë zyrtarisht pjesë e klubit kryeqytetas.

Djaloshi, i cili spikati në sezonin e kaluar me fanellën e Teutës, ishte në kontakte edhe me Egnatian. Por ashtu siç ka raportuar “Panorama Sport”, në fund ai ka zgjedhur projektin e Partizanit, duke iu bashkuar të kuqve, me të cilët ka firmosur për tre sezonet e ardhshme.
NJOFTIMI I PARTIZANIT
FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e transferimit të lojtarit Rrok Toma nga ekipi italian UC AlbinoLeffe. Sulmuesi 21 vjeçar tashmë do të jetë pjesë e Partizanit, pasi ka firmosur me të kuqtë një kontratë 3 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Toma aktualisht kontingjent i ekipit tonë përfaqësues U-21 do ti bashkohet të kuqve pas impenjimeve me kuqezinjtë në dy testet miqësore ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës.
PANORAMASPORT.AL













