ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Bismark prezantohet te klubi i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2025 | 10:20

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Bismark prezantohet te klubi i ri

Çarls Bismark është futbollisti më i ri i Vllaznisë, siç “Panorama Sport” kishte raportuar në javën që shkoi. Prezantimi i tij ka ardhur pikërisht sot, pasi është arriti akordi për të mbajtur veshur fanellën kuqeblu përgjatë këtij edicioni.

bismark

Njoftimi i Vllaznisë:

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se në afatin përmbyllës të merkatos, ka arritur të rikthejë sërish në skuadër sulmuesin Charles Bismark. Pas përvojës së tij të shkurtër me ne në ndeshjet europiane, tashmë ai do të mbajë të veshur fanellën kuqeblu përgjatë gjithë sezonit 2025-2026. Kjo falë marrëveshjes me drejtuesit e klubit Skënderbeu”.

24-vjeçari luajti në dy ndeshje të Europës me Vllazninë dhe paraqitjet e tij u vlerësuan pozitivisht. Sulmuesi nga Gana do luajë kështu edicionin e dytë në Superiore, pas atij me Skënderbeun.

Te bardhekuqtë shënoi 8 gola gjithsej në elitë, ndërsa asistoi edhe 3 të tjerë. Objektivat për këtë sezon janë madhorë me kuqeblutë.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Bismark zgjedh mes Vllaznisë dhe Egnatias, një pengesë e fundit për të hedhur firmën në kontratë

PANORAMASPORT.AL