ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë nuk ndalet në merkato, “rrëmben” edhe sulmuesin e Laçit
Vora nuk po di të ndalet. Në klub kanë nxituar në ndërtimin e ekipit për Kategorinë e Parë dhe veç afrimeve të reja, ka pasur “valë” rinovimesh. Kujtojmë që zyrtarisht kanë marrë për portën Shkëlzen Ruçin dhe në mesfushë Redon Razën, ndërsa rishtas listës i është shtuar edhe një tjetër lojtar i Besës. Bëhet fjalë për mesfushorin Kevin Dalipi, i formuar tek Uest Hemi në Angli.
Ndërkohë së fundmi, klubi vorak, me në krye trajnerin Mërgjyshi, ka bërë me dije se ka arritur marrëveshjen për të rinovuar kontratën edhe me sulmuesi9n Fatmir Prengaj, i cili ishte pjesë e Vorës në sezonin e shkuar, si i huazuar nga Laçi.
Duket se djaloshi nga Mamurrasi ka zgjidhur përfundimisht kontratën me laçianët, duke firmosur marrëveshjen e re të bashkëpunimit me Vorën,
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"