Postuar: Gusht 7, 2024 | 21:53
ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë nuk ndalet në merkato, prezanton ish-sulmuesin e BATE Borisov
Merkato cilësore te Vora. Klubi nga periferia e kryeqytetit, ka zyrtarizuar sot një sulmues të ri që ka luajtur në Bjellorusi edhe për BATE Borisov. Bëhet fjalë, Idris Nuradin, i cili nga janari ishte pa ekip, ndërkohë që prej afro 1 jave i ishte bashkuar vorakëve në fazën përgatitore të zhvilluar në juglindje të vendit.
22-vjeçari është prezantuar ditën e sotme nga drejtori sportiv Targaj. Nigeriani gjithë karrierën e tij e ka zhvilluar në futbollin bjellorus, teksa tashmë ka hapur një kapitull të ri, duke u bërë pjesë e Vorës.
NJOFTIMI ZYRTAR I VORËS:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"